
Vijon telenovela Rama-Basha: Vdeksha që s’të rrihet pa mua.
Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha vijojnë replikat me video në rrjetet sociale.
Pas një videoje që Basha postoi nga Athina, Rama i është përgjigjur pyetjes së demokratit se “ku i ke shokët” si dhe çështjes së tramit.
Rama: O Lul! Hë mor Lul? Nga po më thërret sot? Vdeksha, s’të rrihet dot pa mua e?
Basha: Nga Athina Rame, pyesin ku i ke shokët
Rama: E ke të vjetër këtë sen. Edhe në fund të botës me ik, me një vrimë i bie atij fyelli. Po boll se nuk e ke kuptuar hala më duket që nuk ke as fyell më. Bufi ta dha e bufi ta mori. Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim, artist, jepi gaz. Ndërroje shiritin se erdhi 11 maji. Ngele me Hysenin e Pëllumbin.
Basha: Ti merreshe me tramin. Po tramin s’e deshe ti me Rame se nuk vidhje dot
Rama: Më kërkuan tram këtu në Vlorë, po u thashë tramin vetëm Luli mund t’ua bëjë. Unë me tramin tat larg qoftë, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram dhe sot s’ka qytetar në Tiranë që nuk të bekon kur hyp në tram. Mua me vjen keq që turistët nuk e ka bërë. Një mrekulli. Thoshte një fracez ‘hipa në tram edhe nuk desha me dal më. Një mrekulli”.
Basha: Ishte Franca mbrapa, edhe i the presidentit Holand nuk e kam prioritet
Rama: Aaaa. Je i madh. A e di çfarë mu kujtua, kur më bëje sikur flisje me DASH në sy të atyre te SHQUP edhe u thoje se e mbylla qeverinë teknike pa Ramën. Ka marrë fund. Vazhdojmë. Ec aty agapi mu, s’agapo.