Nga LEA VERITAS

Partia Demokratike mund të mos ketë sot drejtues të shkëlqyer, mund të ketë figura që elektorati i refuzoi hapur dhe mund të jetë në krizë përfaqësimi. Por ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë: ngritja në piedestal e një dordoleci politik dhe servirja e tij si hero.

Sepse kjo që po ndodh me Ervin Salianjin nuk është ringritje politike, është karikaturë.

Një njeri i dënuar për dallavere ordinere, për rrena të dokumentuara, po na shitet sot si simbol sakrifice, si martir i PD-së, si hero i demokracisë.

Dhe këtu fillon tallja e madhe.

Le t’ia kujtojmë opinionit disa fakte elementare, që sot po fshihen me kujdes nën tapetin e sentimentalizmit televiziv:

  • Salianji mbolli flokët në burg.
  • Grida Duma u përpoq deri në momentin e fundit t’ia shmangte burgun
  • Pastaj, pasi e pa që burgu nuk shmangej dot, u bë patrioti i vonuar.

O je idealist, o nuk je.

O e mban burgun si akt politik, o nuk fshihesh pas fustanit të gruas.

Nuk mund të luash njëkohësisht rolin e martirit dhe të klientit të klinikave VIP.

Nuk mund të shesësh heroizëm pasi ke kaluar një kohë të konsiderueshme në Spitalin Amerikan për të rregulluar imazhin – në kuptimin më literal të fjalës.

Pastaj na del, me qime të reja dhe vetëbesim artificial, dhe na thotë se “bëri burg për PD-në”. Dhe këtu hyn në skenë një kastë mediash me qasje të majtë dhe një televizion kombëtar, dukshëm nën hyqmin e së madhërishmes guru Dumës, që fillojnë të na shesin sapun për djathë:

një spurdhjak politik që bëri burg për rrena, i paketuar si hero opozitar.

Po, Sali Berisha ka fajet e veta.
Po, Flamur Noka ka barrën e vet.
Po, Gazment Bardhi nuk është i paprekshëm.

Por nëse do t’i shërbesh elektoratit të djathtë, mos i shërbe dordolecë.

Jepi figura të pastra, të besueshme, njerëz që nuk kanë nevojë as për botoks, as për qime të mbjella, as për mitologji të rreme.

Ironia më e madhe është se PS po tallet hapur me Salianjin, sepse i duhet si mjet kundër Berishës. Dhe kjo tallje funksionon, sepse PD po pranon të luajë rolin e budallait të dobishëm. Ndërsa demokratët detyrohen të durojnë një njeri që kërkon kryesinë, pa patur as peshë morale, as kapital politik, as dinjitet personal.

Kur brenda PD-së ka figura shumë më të denja, shumë më të pastra, shumë më të besueshme – që nuk bëjnë dordolecin si Salianji i botoksit dhe i qimeve të mbjella.

Të na servirej Belind Këlliçi apo Elda Hoti, do të ishte një debat serioz. Do të kishte kuptim, do të kishte përballje, do të kishte shpresë.

Por ajo që po na serviret sot është ushtari i ambicieve të dështuara të Dumës – dhe kjo është më e pështirë se vetë pushteti.

Sepse pushteti të paktën e di çfarë është.

Dordoleci jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu