Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një bisedë me Mirela Mezani Hetemi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente e Shoqatës “Gratë Shqiptare në Botë” (WAW), me seli në Gjenevë.

yacht hotel sarande

Gjatë këtij takimi u vlerësua lart kontributi i znj. Mezani Hetemi në promovimin dhe integrimin e gruas shqiptare në arenën ndërkombëtare, një shembull frymëzues për të gjithë. Shoqata WAW, e drejtuar prej saj, është angazhuar në fuqizimin e grave shqiptare, duke ofruar mundësi dhe mbështetje për përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme shoqërore dhe profesionale.

Në qendër të diskutimit ishte gjithashtu rëndësia e përfshirjes së bashkatdhetarëve jashtë vendit në proceset demokratike, veçanërisht përmes të drejtës për të votuar. Ministri rikujtoi faktin se procesi i regjistrimit për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të nisë më 11 janar 2025, duke u bërë një hap i rëndësishëm për fuqizimin e lidhjes së diasporës me Shqipërinë.
Ministri Balla theksoi mbështetjen e plotë për nismat që fuqizojnë gruan shqiptare dhe rolin e grave shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe diasporës.

Takimet me shqiptarë të njohur, qofshin ata në diasporë apo në vendlindje, kanë gjithmonë një rëndësi të veçantë pasi shërbejnë për të frymëzuar shqiptarët, për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe për të qenë krenarë për trashëgiminë e tyre kulturore. Shqiptarët e suksesshëm kanë mundësi të luajnë një rol kyç në zhvillimin e politikave dhe projekteve që ndikojnë në të mirën e komunitetit shqiptar në vendet ku jetojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu