Kryeministri Albin Kurti, u mirëprit sot në Ankara, në Kompleksin Presidencial, nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai në një postim në platfomën “X”, tha se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunime të reja.

“Sot u mirëprita në Ankara nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti.

yacht hotel sarande

Ndërkohë në mediat turke thuhet se sipas njoftimit të zyrës për media të presidencës turke në takim janë trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, lufta në Palestinë si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdogan, në takimin me kryeministrin Kurti, theksoi se janë fokusuar në rritjen e vëllimit të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në mbi një miliard dollarë, e cila momentalisht është afër 750 milionë dollarë, shkruan Anadolu.

“Erdogan tha se mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës do të vazhdojë në çdo fushë, se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe se është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje”,thuhet në njoftim.

Raportohet se Erdogan ka kërkuar që të rritet presioni ndërkombëtar për mbështetje të Palestinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu