Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar atë që e cilëson si kolaps total të shërbimeve digjitale të qeverisë, duke paralajmëruar se situata po zhyt biznesin dhe profesionistët e lirë në krizë dhe po minon seriozisht besimin e qytetarëve tek shteti.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se sistemi i teknologjisë së informacionit i institucioneve shtetërore është i bllokuar, duke e bërë praktikisht të pamundur marrjen e shërbimeve bazë nga tatimet, institucionet publike dhe platforma e-Albania.

Sipas saj, bizneset po përballen me pengesa të rënda administrative, vonesa dhe pasiguri, ndërsa profesionistët e lirë janë të pamundur të kryejnë procedurat e nevojshme për ushtrimin normal të aktivitetit të tyre.

“Ky është një kolaps digjital që po prodhon kosto të mëdha ekonomike dhe sociale. Qytetarët dhe biznesi janë lënë pa shërbime, ndërsa qeveria vazhdon propagandën për suksesin e shtetit digjital”, thekson Tabaku.

Deputetja demokrate shton se dështimi i sistemeve digjitale tregon mungesë planifikimi, investime të gabuara dhe paaftësi në menaxhimin e teknologjisë publike, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu