
Tabaku akuzoi maxhorancën se po tenton që të vendosë në postin e Avokatit të Popullit një emër të pëlqyeshëm prej saj.
“Bazuar edhe në procedurën kushtetuese për Avokatin e Popullit, ku grupi parlamentar e ka shprehur sipas frymës e gërmës, ndodhemi në kushtet kur kjo seancë nuk ka ca të votojë. Nuk ka asnjë propozim zyrtar nga opozita për kandidatura për avokatin e popullit pas shkresës zyrtare që kryetari i Komisionit të Ligjeve i ka dërguar grupeve parlamentare. Projekt vendimi që kryetari i kuvendit i referohet nuk ekziston se nuk ka prodhuar asnjë projektvendim për firmat e PD që duhet të kishin sjellë në këtë seancë. Kjo do të thotë se ne nuk po e bllokojmë këtë proces, por duhet një proces interesant e të bazuar mbi kritere. Por që të përdorni edhe këtë proces për të zgjedhur një avokat nga maxhoranca, kjo vetëm konsensuale nuk është”, tha Tabaku.
Ajo tha se PD është gati që të dorëzojë kandidaturat për Avokat Populli që ajo mbështet, duke shtuar se duhet që të bëjnë një proces transparent dhe jo pazar, ku të përfshirë janë të gjitha palët.
“Të gjitha firmat që mblidhen jashtë vullnetit të grupit parlamentar para se procesi i përzgjedhjes të ketë filluar nuk kanë asnjë vlerë. Pas vendimit të Komisionit të ligjeve kur Manja vetë e pranoi se kandidaturat kanë rënë, atëherë juridikisht kandidaturat kanë rënë dhe jemi në kushtet e nisjes së një procedure ku t’i japim Shqipërisë një kandidat të denjë. Neni 72 është i qartë, në sesionin e kaluar pati mbështetje me firma të disa anëtarë për avokat. Kur nisi ky sesion të gjitha firmat s’u gjykuan se ishin akoma të vlefshme. Binarët e ligjshmërisë edhe kushtetutës do të ishin vetëm kur PD t’ju kishte nisur një shkresë zyrtare me kandidatët e saj. Le të zgjedhim një avokat mbi ligjin e rregulloren. Mos krijoni ngërç kushtetues. “, tha më tej Tabaku.






