Feta Fetai, mesfushori i Kombëtares do jetë në tribunë për sfidën e sotme kundër Çekisë.
Trajneri Sylvinho ka dorëzuar listën me 23 emrat në UEFA, ku shihet se djaloshi i Lokomotivës së Zagrebit do e ndjekë ndeshjen nga shkallët e “Epet Arena”.
Fetai ishte grumbulluar me U-21, ndërsa më pas Sylvinho e mori me ekipin e parë për ndeshjen kundër Çekisë (sot) dhe Gjeorgjisë më 14 tetor.
Tre herë janë përballur skuadrat mes tyre, nga koha kur Çekia u nda nga Sllovakia.
Një fitore, një barazim dhe një humbje për Shqipërinë në këto përballje. Dueli i parë daton më 8 qershorin e 2021, kur çekët na mposhtnin 3-1 në një miqësore.
Ndërkohë që sezonin e kaluar, për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria merrte një barazim 1-1 në Pragë më 7 shtator, me perlën e Nedim Bajramit. Ndeshja e kthimit për kualifikueset e Euro 2024 luhej më 12 tetor 2023 dhe në ‘Air Albania’ skuadra e Sylvinhos shkëlqente duke mposhtur çekët 3-0 dhe dominuar takimin.
Pesë gola kanë shënuar kuqezinjtë në përballjet direkte, teksa çekët na kanë shënuar katër herë. Përkundër balancës në shifra, forma aktuale e tanëve është për t’u lavdëruar, paçka se vijmë nga humbja minimale me Gjeorgjinë.