Shuhen dilemat për Silvinjon. “Panorama Sport” mëson se braziliani do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare..

Rinovimi i kontratës do të jetë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit 2026 dhe pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga ana e FSHF-së. Silvinjo u ul në stolin e Shqipërisë në janar 2023 dhe arriti të kualifikojë ekipin në Kampionatin Europian.

yacht hotel sarande

Pasi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin me FSHF-në, ka ardhur edhe rinovimi. Trajneri do të rikthehet me përgatitjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator. Siç mësohet deri tani, pjesë e stafit do të jenë edhe Pablo Zabaleta dhe Doriva./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu