Simon Simoni është futbollisti i vetëm që nuk do të jetë pjesë e listës prej 26 futbollistësh në Gjermani, pasi Sylvinho duhet të përfshinte vetëm 26 lojtarë, mes të cilëve tre portierë. Portieri 20-vjeçar nuk ishte i përfshirë në protokollin e sfidës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, teksa në pankinë ndodheshin Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, të cilët së bashku me Thomas Strakoshën i cili zbriti si titullar përballë azerëve do të jenë portierët që do përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024.

Gjithsesi, gardiani kuqezi do të udhëtojë me skuadrën dhe do të jetë pranë ekipit, ndonëse nuk do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në ndeshjet e kësaj vere. Futbollisti i Eintracht Frankfurt, do të jetë në listën e pritjes në rast se ndonjë prej portierëve do të dëmtohet në ditët në vijim.

yacht hotel sarande

Simoni u përgatit me skuadrën në grumbullimin paraprak dhe mori sinjalet se stafi teknik e ka në konsideratë e natyrisht do të tentojë në të ardhmen për të qenë pjesë e një eventi të madh ndërkombëtar, si protagonist.

Lista e Sylvinhos përbëhet nga tre portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe gjashtë sulmues. Ndeshja e parë për kuqezinjtë do të jetë më 15 qershor në Signal Iduna Park të Dortmundit përballë Italisë. Kundërshtarët e tjerë në grupin B janë Spanja dhe Kroacia. Supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu