Le t’i marrim pak me radhe i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unë në këtë detyrë deri më sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Te siguroj që ma do ma japë përsëri në 11 maj, për të dhjetën herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10-ta herët.

 

Pse e kam unë këtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon kështu  që unë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë nga viti 1912 e deri kur me Partine Socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën në drejtësi. Sepse populli priste pikërisht këtë nga reforma në drejtësi, fundin e pandëshkueshme risë, te një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më te dobëtit.

 

Me dolën te gjithë hajdute – thua ti. Epo jo, nuk janë kështu disa gjëra që duhet t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani dy ministra te mandatit te pare janë dënuar, nje tjetër mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire, po nuk eshte denuar dhe njeri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

 

Nga një ane këto janë pasqyrë e vullnetit tone te hekurt politik për te mos penguar drejtësinë te beje punën e saj te pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë.

 

Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe linçohet me gurë ne pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetare bashkie dhe deputete gjate këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtetë, por te thuash te dolën te gjithë hajdute është ti bashkohesh korit të blegërimave të kopesë politiko – mediatike.

 

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund te të duhet. Edhe ne një familje, lere pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet te tere, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk është dot kolektive, është vetëm individuale.

 

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vete qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin. Deri para se te behej Reforma ne Drejtësi, reagimi ishte marrja në mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë dhe linçim publik i njerëzve të drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare.

 

Nga ana tjetër, ne mbetemi te palëkundur ne mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi ynë është drejtësia te bëjë punën e vet ne pavarësi të plote dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit. Për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi të kthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave te çdo individi. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë.

 

Historia na i mëson të gjitha, mjafton të duam të mësojmë historinë.

 

Dhe unë të ftoj të bësh atë që bëj unë, të mësosh historinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu