Deri në vitin 2050 vlerësohen të ndodhin më shumë se 39 milionë vdekje nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve.

Analiza e parë globale është bërë nga revista mjekësore ndërkombëtare “The Lancet” e cila parashikon se fatalitetet nga antibiotiko-rezistenca do të rriten në mënyrë të qëndrueshme dekadat e ardhshme, me ndikim të fortë tek të moshuarit.

yacht hotel sarande

Mjekët infeksionistë pohojnë se shenjat e kësaj rezistence tashmë po ndihen edhe në spitale.

“Rezistenca mikrobike po rritet më shpejt sesa zbulimi i formulave të reja që mund të jenë sensibël për një njëjtat shkaktarë. Por kur fiton përfiton rezistencë e mikroorganizmat komunitarë që ne i quajmë, ky është një alarm edhe më i madh, krahasuar me ato spitalor”, u shpreh, Esmeralda Meta, Infeksionte në QSUT.

Kjo situatë i ka vendosur mjekët në vështirësi jo në pak raste për të trajtuar pacientët.

“Antibiotikët që më parë i klasifikonin si më të ndjeshëm, sot nuk janë më në linjën e parë të trajtimit”, shtoi ajo.

AMR ( REZISTENCA ANTIMIKROBIALE ) vë në rrezik shumë nga përfitimet e mjekësisë moderne. Ai i bën infeksionet më të vështira për t’u trajtuar dhe i bën procedurat apo trajtimet e tjera mjekësore si kirurgjia, seksionet cezariane dhe kimioterapia e kancerit, shumë më të rrezikshme.

OBSH ngre me forcë nevojën për veprime vendimtare dhe te shpejta duke përfshirë përmirësimin e kujdesit shëndetësor, masat e zgjeruara të parandalimit dhe kontrollit, dhe antibiotikë të rinj për të mbrojtur njerëzit nga kërcënimi i AMR./tvsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu