Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tel Aviv, ku një 19-vjeçar palestinez ka shkuar në një kafene dhe duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar një grup të rinjsh.
View this post on Instagram
Pak minuta më vonë, siç shihet në një video të publikuar në rrjete sociale, sulmuesi qëllohet dhe vritet nga një shtetas izraelit që ndodhej në vendngjarje.
Autoritetet izraelite po hetojnë ngjarjen, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për sulm terrorist apo vepër kriminale.
Ky incident vjen vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të armëpushimit të rënë dakord mes Hamasit dhe Izraelit.
Armiqësitë kanë vazhduar që nga shpallja e marrëveshjes, me ushtrinë izraelite që njoftoi sot se kishte goditur 50 “shënjestra” në Rripin e Gazës në 24 orët e mëparshme.