Pasditen e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Peje është shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë nga rajoni i Pejës Fadil Gashi,

yacht hotel sarande

Nga ky rast sipas Gashit nuk ka të lënduar.

“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi.

“I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, theksoi ai. /21Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu