Deputeti i parlamentit serb, Aleksandar Ivanoviq, ka akuzuar presidentin serb se ka lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, duke thënë se “Banjska është pjesë e agjendës [së Vuçiqit] që respektohet qe 12 vjet” dhe se Milan Radoiçiqi kaherë do të ishte në burg nëse çkado do të kishte bërë i vetëm.

Ivanoviq tha për N1 se Banjska është goditja përfundimtare për Kosovën me qëllim të largimit të plotë të Serbisë nga ajo zonë.

yacht hotel sarande

Para një viti, një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë u vranë në pas një sulmi të armatosur serb në Banjskë.

Nesër fillon gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin në veri të Kosovës në komunën e Zveçanit, mes tyre edhe Milan Radoiçiq. Ndërsa për prokurorinë serbe aktakuza nuk ka kurrfarë rëndësie, sepse thonë se procedura zhvillohet edhe në Beograd.

“Besoj se aktakuza ka peshë – është për nevojat e brendshme të shoqërisë kosovare. Ata mblodhën prova për një vit. Do të shohim se si do të shkojë procedura, por mund të hamendësojmë se cili do të jetë vendimi dhe pastaj ai aktgjykim do t’i shërbejë komunitetit ndërkombëtar për disa presione të reja, favore që do të presin në Serbi – në mënyrë që në këmbim të mos t’i dorëzojnë ata që kanë të përfshirë në atë procedurë dhe aktgjykimin e ardhshëm”, tha Ivanoviq, transmeton Telegrafi.

“Është jo normale që një person, i cili prej vitesh qëndron krah për krah me presidentin e Serbisë, të veshë uniformë dhe të jetë bartës i një aksioni të tillë në terren dhe pastaj të pranojë se gjithçka e ka organizuar vetë. Kur e kompromentoni atë person, ke kompromentuar edhe presidentin e vendit, kushdo qoftë ai. Pastaj presioni kalon te presidenti i vendit, pastaj kërkohen favore nga presidenti sepse lind një pyetje logjike – a jeni krahu politik i asaj organizate terroriste, sepse, nga pikëpamja e bashkësisë ndërkombëtare, ajo është një organizatë terroriste”, tha Ivanoviq.

Ai shtoi se kjo është “pikërisht ajo që ka ndodhur në vitin e fundit”.

“E patë reagimin e shpejtë, menjëherë pas zgjedhjeve – njohjen e targave të Kosovës. E keni parë qëndrimin pasiv të Serbisë në raport me atë që po ndodh tani në Kosovë. Në ditët e presionit më të madh në Kosovë, Serbia tha se i duheshin 72 orë. Pas kësaj është bërë e ditur se kërkohet që serbët të kthehen në Policinë e Kosovës, prokurorët dhe gjyqtarët në gjykata dhe të largohet nga veriu i Kosovës Njësia Speciale e Policisë”, ka thënë Ivanoviq.

Ai vlerësoi se Milan Radoiçiq “do të kishte vuajtur dënimin me burg shumë kohë më parë” nëse “do të kishte bërë diçka vetë”.

“Është e vështirë për mua të imagjinoj një skenar (në të cilin Radoiçiq do të ndiqej penalisht ose ekstradohej) sepse ai do të ishte një dëshmitar jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për ta. Sigurisht, presioni do të rritet, por ata do ta kompensojnë atë presion duke ua mundësuar litiumin. Pra, për gjëra të tilla kompensohet me mbetje në pushtet. Lëvizja Popullore e Serbisë do ta kundërshtojë fuqishëm këtë, ndër të tjera edhe në Parlamentin e Serbisë”, tha Ivanoviq, deputet i Lëvizjes Popullore të Serbisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu