Pas përfundimit të mbledhjes së eurodeputetëve në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, eurodeputeti Fredi Beleri u përball me një incident ku një qytetar e sulmoi atë me vezë dhe kos. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gazmend Bardhi, reagoi lidhur me këtë ngjarje, duke e cilësuar si një akt që “turpëron Shqipërinë” dhe një shkelje të etikës së mikpritjes dhe harmonisë ndër-etnike.
Kreu i grupit parlamentar të PD akuzoi kryeministrin Rama si orkestruesin e këtij incidenti.

Reagimi i Gazment Bardhit: “Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike. Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal. Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.”/Euronews

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu