
Grupi hetimor përveç pistës së konkurrencës, po heton edhe një tjetër pistë për sulmin ndaj CFO pharma, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.
Megjithatë nga vetë Nadir Çausholli nuk është dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve.
Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në zbulimin e autorëve.
Pamjet e makinës së autorëve nuk janë qarta./Balkanëeb