
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë në Belsh, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i një fqinji.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Emine Agolli, rreth 65 vjeçe. Ajo dyshohet se është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të madhe. Pavarësisht ndihmës së dhënë dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, 65-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Ndërkohë, hetimet vijojnë, teksa rasti rikthen në vëmendje përgjegjësinë e pronarëve të kafshëve dhe nevojën për masa më të forta sigurie, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.



