
Fluturimet me dron gjatë natës mbi hapësirën ajrore daneze ishin një “sulm hibrid”, që duket se është vepër e një “aktori profesionist”, tha ministri i mbrojtjes.
Ai shtoi se dronët janë lëshuar “lokalisht”, ndërsa nënvizoi se nuk ka asnjë provë për përfshirje të Rusisë.
Edhe ministri i drejtësisë, Peter Hummelgaard, i quajti këto dronë një sulm hibrid.
Aeroporti i Aalborgut, në veri të vendit dhe që përdoret si për fluturime ushtarake ashtu edhe civile, u mbyll përkohësisht pasi dronët u panë mbi të.
Edhe aeroporte më të vegjël në rajonin jugor raportuan aktivitet me dronë, por nuk u mbyllën.
Më herët gjatë javës, edhe aeroporti i Kopenhagës u detyrua të mbyllej për shkak të një depërtimi me dron – Kryeministrja Mette Frederiksen tha se nuk mund të përjashtohet përfshirja e Rusisë.
Këto sulme të fundit me skuadrilje dronësh janë pjesë e një modeli shqetësues në rritje, shkruan korrespondenti Frank Gardner.