Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me përfaqësues të Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë me dije se po forcohet mbrojtja në sektorin publik s ai përket sulmeve kibernetike.

Rama u shpreh se shqetësim mbetet sektori privat pasi nuk është në të njëjtin nivel në lidhje me këtë fushë.

“Duhet të krijojmë instrumente të rinj financiarë në shërbim të sektorit. Besoj se keni çfarë të na mësoni, sugjeroni dhe propozoni në ecurinë e punës tuaj.

Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun dhe aktorët domethënës.

Ne kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt dhe duke mos e njohur si duhet sektorin nga brenda i referohemi çfarë dimë nga vitrina globale e sektorit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë se së bashku mund të angazhohemi për produktet që nuk janë ekzistuese por mund të krijohen në vend që të paguajnë për këto produkte që vijnë nga jashtë.

Nuk duhet të neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit, ku tendencat janë për tu pavarësuar nga shërbimet golobale.

Unë jam shumë krenar që kemi bërë progres. Jemi të pavaruar në shërbimet digjitale, kemi shumë boshllëqe sidomos në sektorin privat ku ka një mungesë të madhe informacioni se, çfarë mund të vijë nga sulmet kibernetike. Po forcojmë mbrojtjen tonë, jemi të shqetësuar që sektori privat nuk po ecën në një ritëm.

Mund të kemi një ofertë për sektorin privat duke pasur parasysh talentet që keni arritur, cilësinë e produkteve tuaja”, tha Rama./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu