Tiranë, 27 dhjetor 2025 – Sulmet digjitale në Shqipëri janë intensifikuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke u bërë më të sofistikuara, më të organizuara dhe me pasoja serioze për sigurinë e të dhënave dhe jetën publike. Një monitorim i realizuar nga për periudhën shtator 2024–gusht 2025 ka identifikuar 115 shkelje digjitale, ku dominojnë përmbajtjet e dëmshme, sjelljet kërcënuese dhe shkeljet e të drejtave ekonomike e aseteve digjitale.

Sipas të dhënave, qytetarët dhe aktivistët janë grupet më të prekura, ndërsa autorët e sulmeve në shumicën e rasteve mbeten të paidentifikuar. Ekspertët ngrenë shqetësimin se kalimi masiv i shërbimeve publike në platformën qeveritare , ndonëse ka lehtësuar aksesin e qytetarëve, ka rritur njëkohësisht rreziqet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Hulumtuesja dhe drejtuesja e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë , , thekson se sulmet ndaj infrastrukturave kritike përbëjnë rrezikun më të madh, pasi paralizojnë shërbimet publike dhe ekspozojnë në masë të gjerë të dhëna sensitive të qytetarëve. Ajo kujtoi sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës në qershor 2025, i cili la mijëra qytetarë pa shërbime për ditë të tëra.

Një tjetër fenomen shqetësues i vitit 2025 ka qenë dezinformimi dhe manipulimi zgjedhor. Sipas hulumtuesit të , , fushata për zgjedhjet parlamentare të majit 2025 u shoqërua me përdorim të gjerë të përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale, pa etiketime dhe transparencë, si dhe me rrjete “bot”-esh për të amplifikuar mesazhe politike. Mbi 50 faqe anonime online u përdorën për propagandë, duke nxitur bullizëm kibernetik dhe konfuzion te publiku.

Paralelisht, mashtrimet financiare online dhe sulmet phishing kanë goditur drejtpërdrejt qytetarët. Këto skema, që imitojnë komunikimet e institucioneve apo kompanive legjitime, janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar dhe kanë çuar në rrjedhje të të dhënave personale e financiare. ka paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e këtyre rreziqeve.

Aktivistët, gazetarët dhe komunitetet vulnerabël vijojnë të jenë shënjestër e kërcënimeve dhe fushatave të linçimit online. Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80-ta nga 180 vende, me theks të veçantë te intimidimi ndaj gazetarëve.

Ekspertët bien dakord se ndërgjegjësimi i qytetarëve, forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike dhe përmirësimi i legjislacionit, në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian si DSA dhe Akti i Inteligjencës Artificiale, janë hapa kyç për përballimin e kësaj vale sulmesh digjitale që po cenon sigurinë dhe demokracinë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu