Pak orë para ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike në Francë, sistemi hekurudhor francez u sulmua me një goditje që dyshohet të jetë e koordinuar.
Shërbimet e Eurostar në Francë për dhe nga Parisi janë duke u devijuar dhe disa trena janë vonuar, thotë firma hekurudhore në një deklaratë.
Linja me shpejtësi të lartë midis Parisit dhe Lille është prekur ndërsa kohëzgjatja e udhëtimit është rritur me 90 minuta pas “akteve të bashkërenduara të keqdashjes në Francë”, thuhet në deklaratë.
Zjarre u raportuan njëkohësisht në disa linja dhe ekspertët thonë se është e vështirë të mos i lidhësh këto sulme me lojërat olimpike.