Policia gjermane doli me  nje bilanc nga sulmi me thike: 3 te vrare dhe 4 te plagosur rende.

Sulmi ndodhi në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit, kanë raportuar agjencitë gjermane të lajmeve dhe gazeta Bild.

yacht hotel sarande

Sipas Bild, kalimtarët u goditën me thikë rastësisht. Gazeta shtoi se sulmuesi ende nuk ishte kapur.

Agjencia e lajmeve dpa citoi burime policore, të cilat thanë se arma e përdorur në sulm ishte një thikë.

Një operacion policor në zonë është ende në vazhdim dhe shërbimet e urgjencës raportohet se janë në vendngjarje duke u përpjekur të ndihmojnë të plagosurit.

Njerëzit ishin mbledhur për të festuar 650 vjetorin e qytetit me 160,000 banorë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu