Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 84 të tjerë janë plagosur. Mes tyre edhe 10 fëmijë, pas një sulmi rus në qendër të Sumy, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi i tmerrshëm nga raketat balistike ruse goditi një rrugë të zakonshme të qytetit. 2 raketa balistike të variantit Iskander goditën rreth orës 10:15 me kohën lokale (08:15 GMT), të dyja duke goditur zonën përreth Universitetit Shtetëror Sumy dhe qendrën e tij të kongresit.

Fotot dhe videot e pasojave tregojnë trupa të gjakosur të shpërndarë nëpër rrugë rreth goditjes së raketave. Të paktën dy fëmijë u vranë. Autoritetet ukrainase i thanë BBC-së se 20 ndërtesa u dëmtuan, duke përfshirë katër institucione arsimore, 10 makina dhe tramvaje – si dhe kafene, dyqane dhe pesë ndërtesa banimi.

Zelensky bëri thirrje për një reagim “të ashpër” nga bota, duke shtuar se “bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore”./abcnews.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu