Agjencia e BE-së për sigurinë kibernetike (ENISA) njoftoi se problemet në sistemet e regjistrimit të aeroporteve evropiane që prej së premtes, shkaktuar nga një sulm kibernetik, janë për shkak të një ransomware – një softuer keqdashës i hedhur nga hakerët.

Sulmi u krye ndaj Collins Aerospace, kompania që menaxhon sistemet e regjistrimit dhe kontrollit të pasagjerëve në shumë aeroporte evropiane, duke përfshirë Heathrow, Brukselin dhe Berlinin.

ENISA njoftoi se lloji i ransomware është identifikuar dhe hetimet për autorët janë në zhvillim. Aeroporti i Berlinit operon ende me pengesa, ndërsa në Bruksel është pezulluar 50% e fluturimeve për sot.

Collins Aerospace tha se po punon me aeroportet e prekura dhe është në fazat përfundimtare të përmirësimit të softuerit për të rivendosur plotësisht funksionimin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu