Shqipëriapo përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.

Shqipëria kë regjistruar një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy sfidat e para të luajtura, ndaj një rezultat pozitiv e sidomos fitorja ndaj Serbisë, do ta mbante në shinat e duhura për të luftuar për vendin e dytë që çon në play-off të Botërorit. Ndërsa na anën e saj, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuesve, pasi në dritaren e marsit ajo mori pjesë në ndeshjet e play-off të Ligës së Kombeve.

Trajneri Silvinjo ka bërë ndryshime drastike në rreshtimin e kuqezinjve. Në mbrojtje shfaqet përsëri nga minuta e parë Hysaj, ndërsa Ajeti fiton balotazhin me Ismajlin përkrah Gjimshitit, me Mitajn që rifiton vendin në të majtë. Në mesfushë, Shehu i merr vendin Ramadanit, ndërsa përkrah do të ketë Asllanin e Laccin.

Ndërkohë, Bajrami e Asani ulen në stol, me Hoxhën nga minuta e parë në të majtën, ndërsa Manaj e Broja do jenë më në qendër të sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Predrag Stojkoviç

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu