Rezidenca verore historike në Sardenjë, në pronësi të Silvio Berlusconit mund të jetë pjesë e trashëgimisë së madhe të pasanikut Hassanal Bolkian, sulltanit të Bruneit, i cili ia kishte vënë syrin Villa Certosa-s në Porto Rotondo që  pas vdekjes së themeluesit të Finivest dhe Forza Italia.

yacht hotel sarande

Sulltani 77-vjeçar, i cili ka qenë në krye të monarkisë islamike në ishullin e Borneos për më shumë se pesëdhjetë vjet, ka  pasur tashmë mundësinë të shihte rezidencën luksoze të ish-kryeministrit, vlera e së cilës varion nga 300 deri në 500 milionë euro. Shifra marramendëse, por jo të pamundura për sulltanin, pasuritë e të cilit përfshijnë, ndër të tjera, 452 Ferrari, 500 Rolls Royce dhe dhjetëra modele unike për një total prej 7 mijë automjetesh me vlerë 5 miliardë euro.

Por mes blerësve të mundshëm të Villa Certosa, një rezidencë që ka pritur në dhomat e saj njerëzit më të fuqishëm në botë, duke përfshirë ish-presidentin amerikan George W . Bush, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe presidentin rus Vladimir Putin, janë edhe miliarderë të tjerë arabë dhe amerikanë dhe grupe hotelesh ndërkombëtare që synojnë të vlerësojnë blerjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu