DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA

yacht hotel sarande

2025-a nis me raporte ndërkombëtare negative për arsimin. UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, thekson se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha në sektorin e arsimit dhe kërkon në mënyrë urgjente rritjen e financimit dhe shpërndarje efikase të burimeve.

Raporti thekson uljen e vazhdueshme të financimeve për arsimin gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2010 në qeverinë e Partisë Demokratike, shpenzimet publike për arsimin përbënin 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë, në vitin 2021, këto shifra ranë 3.1% të PBB-së, me një përkeqësim të mëtejshëm në vitet pasuese

Shpenzimet qeveritare për arsimin për gjithë këto vite janë në një nivel më të ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. dhe ato që mbizotërojnë së shumti janë investime, rikonstruksione, pra tendera korruptivë.

UNESCO thekson se ‘’përmirësimi i financimit është jetik për të adresuar sfidat ekzistuese, për të plotësuar kërkesat aktuale dhe për të siguruar arsim cilësor për të gjithë fëmijët.’’

Kryeministri i Rilindjes i ka mashtruar shqiptarët qysh në 2013, kur u premtonte financim të arsimit me 5 % të PBB. Edhe për vitin 2025 partia-shtet vendosi ta mbështesë arsimin vetëm me 2,6 % të PBB duke përfshirë në këtë shifër edhe arsimin professional.

Raporti nënvizon gjithashtu se pagat e mësuesve janë ndër më të ulëtat në rajon, duke ndikuar negativisht në motivimin dhe cilësinë e mësimdhënies.

Ndërkohë që numri i nxënësve ka rënë, kostot për nxënës janë rritur, duke treguar për një shpërndarje joefikase të burimeve.

Decentralizimi i nisur në vitin 2015, i cili ndau përgjegjësitë midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që përgjigjet për mësuesit dhe shkollën, dhe pushtetit vendor, që përgjigjet për infrastrukturën nuk ka funksionuar siç duhet. Decentralizimi ka ndikuar më tej negativisht në menaxhimin dhe joefikasitetin e rrjetit arsimor.

Rilindja, jo vetëm që nuk rriti financimin, por shkurtoi fondet për arsimin me 1 miliardë lekë ose 2% të programit, në kohën që testimet ndërkombëtare i vlerësojnë aftësitë e nxënësve në fund të botës.

Shkurtimi i financimit të arsimit është shembulli më i qartë i braktisjes së nxënësve, mësuesve, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë. Një qeveri që ka ngritur kultin e të fortëve dhe të paarsimuarve, duke i futur në parlament dhe bërë kryebashkiakë, nuk mund të sillej ndryshe. Shkurtimi i fondeve për arsimin, kur brenda 10 viteve vetëm në qarkun e Tiranës, janë larguar 22% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç, shpreh strategjinë e shpopullimit të Rilindjes.

Qytete universitare si Gjirokastra e Elbasani kanë rënie ekstreme të numrit të të rinjve, me 55 % dhe 49 %, ngjashëm me vendet në luftë.

Partia Demokratike e ka arsimin prioritet kombëtar dhe thekson premtimin se do ta mbështesë financiarisht me 5% të PBB. Sigurimi i arsimit cilësor dhe trajtimi me dinjitet i nxënësve e studentëve, i stafeve pedagogjike, akademike e ndihmës arsimore, paga mujore 1300 euro në muaj për mësues dhe 2000 euro për lektor, taksa studimi 0, infrastrukturë e plotë digjitale, trajnime falas për mësuesit, do t’u sigurojë të rinjve arsimim cilësor dhe qëndrim në atdhe.

Një arsim kombëtar dinjitoz, për një komb të fortë, është premtimi ynë solemn, që do të vihet në zbatim në 100 ditët e para të qeverisjes së PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu