Pedagogia Lili Sula, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, denoncoi situatën e rëndë të arsimit në Shqipëri, duke theksuar se braktisja e shkollave dhe zvogëlimi i regjistrimeve nuk ndodh vetëm në zonat rurale, por në të gjithë vendin, madje edhe në qytete arsimdashëse si Korça.

“Përkunddrejt propagandës dhe fasadës së inagurimeve për shkollat e reja dhe për mbarëvajtjen e nxënësve në shkollë, ne kemi një realitet tërësisht të hidhur të arsimit shqiptar dhe ky realitet nuk është vetëm në zonat rurale apo malore por në të gjithë vendin.
Ju kujtoj këtu që vetëm në Korçë janë mbyllur 22 shkolla dhe janë rreth 4000 nxënës më pak, sipas të dhënave mediatike.

Gjë që do të thotë që arsimi në një qytet arsimdashës siç është Korça, po shkon drejt braktisjes totale. Kjo është një fakt që ndihet më shumë në klasat e para dhe është domethënëse që në klasat e para ka shumë pak regjistrime, gjë që në vitet e mëpasme të arsimit të detyruar do të ndihet më thellë shpopullimi dhe braktisja e shkollës”, u shpreh Sula.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu