
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Antalya e Turqisë ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Osmani në një postim në Facebook e ka shpërndarë një video ku shihet derisa njofton për njohjen e pavarësisë nga ky shtet.
“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani.
“Ishte kënaqësi dhe nder ta takoj ministrinë e punëve të jashtme të Sudanit. Në takimin tonë të parë, ai më ka njoftuar se presidenti i Sudanit ka njohur Republikën e Kosovës dhe se do të vendosim marrëdhënie diplomatike mes dyja vendet tona”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/