Prej ditës së djeshme, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Si pasojë, reshjet e shumta dhe stuhia kanë shkaktuar dëme të mëdha në Pukë.
Në spitalin e Pukës është dëmtuar çatia metalike.
Mësohet se era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerrë jashtë funksioni dy pavione.
Stuhia ka shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjitik, duke i lënë banorët në Pukë pa energji prej mbrëmjes se kaluar.
Po ashtu, probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën./vizionplus