Vendi ynë është “pushtuar” nga moti i keq këtë të premte, me reshje të dendura shiu dhe stuhi.
Situata problematike paraqitet në disa zona të Qarkut Kukës.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.
Nuk furnizohen me energji elektrike: Nj Adm Margegaj, Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj. Adm Golaj, Qendër Krumë, Bashkia Has.Nj Adm Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës.
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve njofton ARRSH.
Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.