Tre persona kanë humbur jetën në Xhamajkë ndërsa ishulli po përgatitet për goditjen nga Uragani Melissa — stuhia më e fortë në botë këtë vit dhe ndoshta më të fuqishmen ndonjëherë të regjistruar në këtë vend.

Me erëra që arrijnë deri në 282 km/h, Melissa është kategorizuar si uragan i kategorisë 5, niveli më i lartë i fuqisë. Shërbimi Kombëtar i Uraganeve në SHBA paralajmëron për “kushte katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, me reshje ekstreme dhe rrezik të madh për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Stuhia ka shkaktuar katër viktima të tjera në Haiti dhe Republikën Domenikane, ndërsa autoritetet xhamajkane kanë aktivizuar 881 strehimore dhe kanë urdhëruar evakuime emergjente në zonat më të rrezikuara, përfshirë kryeqytetin Kingston.

Kjo video e kapur nga brenda syrit të Uraganit Melissa  tregon të ashtuquajturin “efekt stadiumi” — një fenomen mahnitës që ndodh vetëm në stuhitë më të fuqishme në Tokë.

Sipas ekspertëve amerikanë, rritja e shpejtë e fuqisë dhe lëvizja e ngadaltë e uraganit mund të shkaktojnë reshje deri në 100 centimetra shi në disa zona, duke e bërë këtë një “ngjarje katastrofike për Xhamajkën”.

Kryeministri Andrew Holness u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin urdhrat e evakuimit, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të transportuar banorët më të ekspozuar drejt strehimoreve të sigurta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu