Shqipëria dhe Franca janë afruar edhe më shumë përmes arsimit dhe shkëmbimeve akademike. Një grup prej 10 studentësh Bachelor në Komunikim dhe Marketing nga Lyoni, Francë, kanë zhvilluar një vizitë studimore në BALFIN Group HQ, në kuadër të eksperiencës së tyre Erasmus+ në Tirana Business University (TBU).

Presidenti i Balfin, Samir Mane theksoi se takimi me studentët francezë ishte një diskutim i hapur dhe frymëzues, ku perspektiva ndërkombëtare e tyre solli ide të reja dhe energji pozitive.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, përveç angazhimit akademik në TBU, studentët po eksplorojnë edhe eksperienca profesionale, kulturore dhe edukative në Tiranë, duke njohur nga afër realitetin shqiptar dhe mundësitë që ofron vendi.

Programet e shkëmbimit si Erasmus+ vijojnë të luajnë një rol kyç në ndërlidhjen e të rinjve, institucioneve arsimore dhe botës së biznesit, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke hapur perspektiva të reja për të ardhmen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu