Aventura e fundit po afron! Aktorja Millie Bobby Brown ka ndezur emocionet e fansave të “Stranger Things” me një postim të ri në Instagram, duke ndarë posteri zyrtar të sezonit të pestë të serialit ikonik.

Në sfondin e kuq gjak të posterit shfaqet një figurë kërcënuese – ndoshta përbindëshi final i përballjes – ndërsa protagonistët tanë të njohur shfaqen sërish në biçikletat e tyre legjendare, gati për betejën e fundit. Mbi ta qëndron mbishkrimi: “One Last Adventure” (Një aventurë e fundit), një mesazh i qartë për fundin e sagës që pushtoi zemrat e miliona shikuesve.

Në pjesën e poshtme të posterit janë zbuluar dhe datat zyrtare të publikimit:

Vol 1 – 26 Nëntor

Vol 2 – Krishtlindje

Finalja – Nata e Vitit të Ri

Millie shoqëron postimin me mbishkrimin: “One more time – teaser tomorrow”, duke paralajmëruar se teaser-i i shumëpritur do të publikohet nesër.

Pas katër sezoneve të suksesshme, “Stranger Things” i jep fund me stil një epopeje që ka bërë histori në platformën Netflix dhe në pop kulturën bashkëkohore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu