Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar emisionet sportive në televizionet shqiptare, për të ftuarit që marrin për të komentuar Euro2024. Bejtja thekson se në të gjitha vendet e botës për komente të tilla ftohen ish-futbollistë e gazetarë sportiv, në Shqipëri ndodhë e kundërta. Bejtja thekson se në televizionet shqiptare ftohen ministra, politikanë e mise që nuk e dinë se çfarë është futbolli.
Postimi i Plotë:
Stop diarese ne ekran Teksa ne ekranet e gjithe botes, qe nga Vietnam e deri ne Bosnje komentet dhe analizen e Euro 2024 e bejne ish futbolliste te njohur, ish trajnere apo gazetare te specializuar sportive, ne Shqiperi mikrofoni vazhdon t’u lihet ministrave, politikaneve, madje dhe atyre femra qe nuk i shohin fare ndeshjet, miseve, aktoreve te humorit, kengetareve….Psh je aktor qe e ke pas babin ambasador ne Gjeorgji, ftohesh kur luan Gjeorgjia: e ka mami burrin e dyte rumun, ftohesh kur luan Rumania: ke mare te drejten e LA Coste per Shqiperine ftohesh kur luan Franca: e ke pas gjyshin partizan ne 4 ftohesh kur luan Gjermania.