Stilistja italiane Elisabetta Franchi mund të përballet me probleme ligjore për akuzat e përndjekjes ndaj ish-konsulentes së saj. Një hetim është përfunduar dhe Franchi mund të akuzohet për sjellje që kanë për qëllim diskreditimin publik dhe privat të gruas.
Situata u përshkallëzua kur Franchi, e cila më parë kishte një marrëdhënie miqësie dhe profesionale me viktimën, e akuzoi atë se kishte një lidhje dashurie me partnerin e Franchi. Ajo thuhet se i ka komunikuar këto akuza personave të ndryshëm, përfshirë partnerin e viktimës, dhe ka bërë komente denigruese për gruan.
Në gusht, Franchi i dërgoi një mesazh kërcënues ish-konsulentes duke thënë: “O trego të vërtetën ose unë do të jem një cunami.” Prokuroria beson se këtij kërcënimi iu pasua një postimi i mëvonshëm në Instagram nga Franchi që thoshte: “A keni jetuar ndonjëherë makthin e zbulimit se miku juaj më i mirë, ai personi që ju besonit verbërisht, jo vetëm ju tradhëtoi, por e bëri këtë në mënyrën më të turpshme të mundshme?” Këtij postimi i pasuan komente të shumta denigruese.
Hetimi ndaj veprimeve të Franchi është në vazhdim.