Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji përshëndetën përfundimin me sukses të stërvitjes më të madhe kombëtare të Forcave të Armatosura “Përpjekja e Përbashkët 2024”.


Në prani të gjeneralëve, komandantëve, ushtarëve, nënoficerëve e oficerëve pjesëmarrës, Ministri Peleshi deklaroi se kjo stërvitje ka rëndësi të madhe për vendin tonë, pasi shërben edhe si një test real i planeve kombëtare në mbështetje të planeve rajonale të NATO-s. “Kjo stërvitje vuri në provë kapacitetet tona reaguese në rast të aktivizimit të Artikullit 5 të NATO-s, atë të mbrojtjes kolektive, gatishmërinë e forcave, aftësitë dislokuese, komandim-kontrollin, sigurimin e pikave të debarkimit detar dhe ajror, sigurimin e infrastrukturës kritike, si dhe zhvillimin e operacioneve mbrojtëse dhe mësymëse të trupave të deklaruara për t’u dislokuar jashtë vendit”, u shpreh Ministri Peleshi.

yacht hotel sarande


Referuar mjedist të sotëm të sigurisë, Ministri Peleshi vuri në dukje faktin se në përmbushje të angazhimeve kombëtare dhe atyre të deklaruara në NATO, vendi ynë ka ndërmarrë një sërë procesesh të rëndësishme për zhvillimin e Forcave të Armatosura, për të qenë sa më moderne, profesioniste, dhe të afta për të përmbushur misionin kushtetues dhe tërësisht të ndërveprueshme me vendet e Aleancës.


“Ne jemi të vendosur për të konsoliduar dimensionin operacional dhe taktik, duke vendosur theksin te transformimi i pandërprerë i forcave dhe kapaciteteve ushtarake. Modernizimi i FA me pajisje moderne, sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore dhe kundër-tanke, të vëzhgimit dhe monitorimit të hapësirës ajrore dhe detare, krahas projekteve për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, e bëjnë vendin tonë një aset të rëndësishëm të Aleancës, në mbështetjen e operacioneve në kuadër të shkurajimit dhe mbrojtjes kolektive”, theksoi në fjalën e Ministri i Mbrojtjes.


Ministri foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave për të gjithë efektivët e Forvave të Armatosura. “Përfitoj nga rasti për të rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë në drejtim të Forcave të Armatosura, nëpërmjet pagave të reja të miratuara së fundmi. Kjo rritje filloi në vitin 2022 dhe aktualisht shkon në 40%, është një premtim i mbajtur dhe angazhim i kryeministrit që pagat e Forcave të Armatosura të rriten çdo vit deri sa të arrijmë nivelin mesatar të vendeve të Aleancës”, theksoi ministri Peleshi.


Stërvitja “Përpjekja e Përbashkët 2024” që u zhvillua në Bizë, sinkronizoi aftësitë ndërvepruese të niveleve komanduese e drejtuese si dhe ekzekutimin e veprimeve luftarake të trupave në terren. Në këtë stërvitje u angazhuan rreth 2000 trupa, qindra mjete tokësore, anije të Forcës Detare, helikopterë të Forcës Ajrore, si dhe për herë të parë dronët “Bayraktar TB2”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu