TiranëMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se prej ditës së sotme Spitali Universitar Shefqet Ndroqi ka një drejtuese të re.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor i është besuar Elisaveta Treska, e cila merr detyrën në një nga spitalet kryesore universitare të vendit.

Ministria shprehu mirënjohje për Silva Bala, e cila ka drejtuar spitalin ndër vite, duke vlerësuar kontributin e saj në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së kujdesit për pacientët.

Autoritetet shëndetësore i uruan suksese znj. Treska në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së reformave dhe forcimit të standardeve të shërbimit shëndetësor në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

1 Koment

  1. Ishalla behet dhe kjo e shkreta me 4 shtepi brenda 2 vjetesh si paraardhesja e vet !
    Po mbajti nendrejtorin qe ishte e ka te sigurt!
    Kur doni ju i verifikoni shume shpejt
    Mos nguroni, ka çudira aty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu