Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi qendrën përkujtimore të Holokaustit, “Yad Vashem”, ku është dokumentuar përndjekja dhe vrasja e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se Shqipëria nderohet si një komb i drejtë për refuzimin e çnjerëzimit dhe dorëzimit të hebrenjve te persekutorët. Ajo shtoi se akti i shpëtimit të hebrenjve është pjesë e trashëgimisë morale dhe historike të vendit tonë.

“Kudo shkoj, Shqipëria dhe historia jonë më bëjnë të ndihem krenare. Krenare që Shqipëria nderohet e vlerësohet si e drejtë mes kombeve, duke hapur dyert, shtëpitë dhe zemrat për hebrenjtë, me një akt njerëzor e kombëtar që sot është pjesë e trashëgimisë sonë morale dhe historike,” shkroi Spiropali.

Vizita në “Yad Vashem” theksoi një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë njerëzore dhe rolin e veçantë të Shqipërisë në mbrojtjen e jetës së hebrenjve gjatë një periudhe të errët historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu