Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në Kuvend pas shkarkimit nga detyra, duke deklaruar se ishte habitur që largimi i saj ishte paralajmëruar më herët nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, Spiropali theksoi se çdo detyrë në Kuvend dhe në qeveri është një nder, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që e kishte habitur ishte fakti që parashikimi i Berishës rezultoi i saktë.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas siç duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, u shpreh Spiropali.

Pas deklaratës së saj, Sali Berisha reagoi nga salla e Kuvendit me tone të ashpra, duke thënë se largimi i saj nuk kishte lidhje me të, por me veprimet e vetë Spiropalit.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Nuk e ke nga Sali Berisha largimin, e ke nga vetja jote”, deklaroi Berisha gjatë debatit në sallë.

Shkarkimi i Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme u miratua në Kuvend me 83 vota pro dhe 2 kundër, në kuadër të ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu