Një përplasje e fortë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste po lexohet si një sinjal i qartë i një përçarjeje të brendshme, ku Elisa Spiropali duket se ka zgjedhur të dalë hapur në sfidë ndaj linjës së PS.

Nga informacionet që dalin nga mbledhja me dyer të mbyllura, një pjesë e raportimeve e fokuson situatën te debati mes Spiropalit dhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Sipas kësaj linje, përplasja nisi pas një reagimi të Spiropalit gjatë fjalës së ministres, duke çuar në replika të drejtpërdrejta dhe kërkesë për ndjesë.

Por raportime të tjera japin një panoramë më të gjerë të tensionit, ku Spiropali është përfshirë në përplasje edhe me drejtoreshen e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, gjatë raportimit të saj, duke i kërkuar më shumë respekt për deputetët.

Në të dyja versionet, një element është i përbashkët: ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama. Në kulmin e debatit, ai i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra, duke i kërkuar të ndalojë ndërhyrjet dhe duke e paralajmëruar: “Mos më detyro të të nxjerr jashtë”.

Ndërkohë, në një pjesë të raportimeve theksi vendoset vetëm te debati me Ismailin, duke e paraqitur përplasjen si episod të izoluar, ndërsa të tjera e shohin si një përballje më të gjerë, ku Spiropali sfidon disa figura brenda strukturës së PS.

Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme, fakti që mbetet është se Spiropali nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj, duke mbajtur një ton sfidues edhe përballë ndërhyrjes së kryeministrit dhe nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka nxjerrë të dhëna nga mbledhja me dyer të mbyllura çka kuptohet më qartë te raportimi  në lajmet e Top Channel.

Kjo figurë e lartë socialiste duket se po rrebelohet ndaj shkarkimit nga qeveria ku dikur ishte ndër njerëzit më të afërt të Ramës të cilin e veneronte duke e konsideruar një Skënderbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu