Në botën e rrjeteve sociale, ku petinfluencerat marrin shpesh më shumë vëmendje se vetë njerëzit, videot me kafshë janë bërë ndër përmbajtjet më të shikuara.

Por pas pamjeve të ëmbla që shpërndahen çdo ditë, shpesh fshihet një realitet i rrezikshëm dhe i dhunshëm për kafshët.

Ky është rasti i fenomenit të ri viral të quajtur “spinningcat” – dhe variantit të tij “spinningdog” – që konsiston në marrjen e maceve, qenve apo edhe lepujve nga këmbët e përparme dhe rrotullimin e tyre në ajër, ndërsa gjithçka filmohet me celularin e mbajtur në gojë për një efekt “unik”.
Një “lojë” që synon disa sekonda argëtim, por që mund të përfundojë me dëmtime të rënda fizike dhe stres të madh për kafshët, vetëm për disa “like”.

Si lindi fenomeni “spinningcat” dhe “spinningdog”

Këto trende lindën në TikTok dhe më pas u përhapën me shpejtësi në Instagram, duke u bërë ndër hashtag-ët më të kërkuar në pak javë.
Qëllimi i përdoruesve është të tregojnë “kënaqësinë” e kafshës së tyre duke e rrotulluar si një lodër, në pamje që zgjasin vetëm 10 sekonda.
Por mendjelehtësia me të cilën trajtohen këto kafshë ka ngritur alarmin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve, që e cilësojnë trendin si të dhunshëm dhe abuziv.

Ekspertët: një “lojë” që kthehet në abuzim

Sipas veterinerëve, ajo që shumë përdorues e konsiderojnë si një veprim “të padëmshëm” mund të ketë pasoja serioze.
Rrotullimi i kafshëve nga këmbët e përparme shkakton tension të lartë në muskuj, nyje dhe ligamente, duke çuar në dëmtime të qëndrueshme, sidomos te racat e vogla ose ato me probleme spinale si Bulldogët francezë apo Bassotët.

Te macet mund të shkaktohen daljen e  kaviljes dhe çrregullime të ekuilibrit, ndërsa lepujt, që kanë strukturë të brishtë kockore, mund të pësojnë fraktura të pariparueshme.
Ekspertët paralajmërojnë:

“Kur një kafshë përpiqet të çlirohet, nuk po luan – po përpiqet të largohet nga një situatë e dhimbshme.”

Asnjë video virale, theksojnë ata, nuk justifikon mungesën e respektit dhe përgjegjësisë ndaj një krijese që nuk mund të zgjedhë vetë të mos marrë pjesë në ‘lojë’.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu