
Kombëtarja e Spanjës dhuroi spektakël duke mundur Turqinë 6–0 në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026. Fitorja e thellë u mbivendos nga një episod i pazakontë: talenti 18-vjeçar Lamine Yamal humbi pasaportën e tij gjatë qëndrimit në stadium.
Sipas mediave turke Beyaz Futbol, Yamal kërkoi pasaportën në dhomat e zhveshjes dhe në ambientet përreth, por dokumenti nuk u gjet, duke e detyruar futbollistin të largohej pa të, në një përfundim jo të zakonshëm të mbrëmjes së fitores.
Në planin sportiv, Mikel Merino vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje për Spanjën gjatë vitit 2025. Merino u bë mesfushori i dytë në historinë e kombëtares që realizon një “hat-trick” në një ndeshje të vetme.