SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar kryebashkiakun Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për nesër.

Kërkesa ishte firmosur nga 22 anëtarë socialistë, ndërsa edhe këshilltarët demokratë kishin shprehur dakordësinë e tyre. Ata argumentonin se pjesëmarrja e Veliajt është e drejtë ligjore dhe e domosdoshme për çështjet që pritet të diskutohen, përfshirë:

prezantimin e drafteve,

buxhetin e vitit të ardhshëm,

raportimet vjetore të institucioneve vartëse.

Në kërkesë theksohej se autoritetet mund të mundësonin pjesëmarrjen fizike të kryebashkiakut, ose — nëse kjo nuk do të ishte e mundur — të paktën pjesëmarrjen online, përmes videokonferencës.

Megjithatë, SPAK e ka rrëzuar këtë kërkesë, duke bërë të qartë se Veliaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme në asnjë formë, as fizikisht dhe as virtualisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu