Tiranë – E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe disa prej prokurorëve të këtij institucioni, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK me autoritetet amerikane në përballjen me krimin ndërkombëtar, trafikun e drogës dhe emigracionin e paligjshëm. Ajo falënderoi veçanërisht Z. Dumani për guximin dhe përkushtimin e treguar në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe Shqipërisë.

Takimi vjen në një moment kur bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtësi është gjithnjë e më i domosdoshëm, ndërsa lufta kundër karteleve dhe organizatave kriminale mbetet një prioritet kyç.

👉 Lexoni më shumë mbi prioritetet e Administratës Amerikane për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve kriminale këtu: https://www.justice.gov/ag/media/1388546/dl?inline=

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu