
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, ka marr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Myzyri do të paraqet në SPAK të hënën më 30 qershor bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur.
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim.
SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.
Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.
Vetting: Joniad Myzyri shiti aksionet 510 euro, ish-ortaku fitoi pa garë! Si e fshehu në deklaratën e pasurisë
Si u katapultua në si kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike vartësi i Belinda Ballukut! Vetting: Dritëhijet e Joniad Myzyrit, dyshimet për fshehje të ardhurave nga OJF-të dhe misteri i apartamentit tek Unaza e re
Vetting/ Joniad Myzyri dhe lidhjet me firmën e nipit të ish-deputetit të PS! Si i kualifikoi në garë dy firmat me të njëjtin administrator! Akuzat e opozitës për kreun e KPP
KLSH nxjerr zbuluar Ballukun dhe ATRAKON! Vetting: Dyshime se auditimi i koncensioneve bllokohet qëllimisht! Dy orët e Joniad Myzyrajt në SPAK