SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që transferuan Erjon Veliajn nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kjo, pasi ai rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonatë.

yetje, oficeri i Burgjeve e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka thënë se e bëri nga frika.

Kujtojmë se më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme refuzoi kërkesën për lirim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, që ishte caktuar nga gjykata e shkallës së parë një muaj më parë.

Veliaj është një nga politikanët më të lartë që është vënë nën hetim dhe arrestuar deri tani në Shqipëri. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se ka përfituar nga biznesmenë të ndryshëm, duke marrë pagesa ose përfitime të tjera përmes familjarëve të tij, në nëntë raste të ndryshme. Veliaj i mohon akuzat dhe e konsideron këtë përpjekje për ta sulmuar politikisht.

(Balkanweb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu