Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot çështjen ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja, si person nën hetim, i cili u mor në arrest me burg mbrëmjen e të dielës nën dyshime për veprat penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

yacht hotel sarande

Në çështjen e deputetit Çyrbja janë edhe së paku dy persona, njëri arrestuar mbrëmë dhe një tjetër në kërkim, ndërsa hetimet po vazhdojnë, siç njoftoi Prokuroria e Posaçme, edhe “për persona të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale”.

Hetimet u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, dhe se midis provave të tjera, u administruan edhe akte të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, ku doli se personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”.

Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se bazuar në prova ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në shtatë raste funksionarë publikë, të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, kanë zbuluar sekrete shtetërore, ndërsa personi nën hetim Jurgis Çyrbja është vënë në dijeni mbi përmbajtjen e këtyre akteve, të cilat iu transmetuan bashkëbiseduesve në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC”, që janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ish deputeti Çyrbja, sipas Prokurorisë së Posaçme, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të policisë, lidhur me kontrollet që do të zhvilloheshin në zonën e Durrësit, për të kapur personat e shpallur në kërkim, por këto sekrete shtetërore iu transmetuan atyre drejtpërdrejt prej tij si dhe përmes një personi tjetër, A.M.

Këto informacione u shërbyen personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për të qëndruar të fshehur dhe t’u shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga policia.

“Në kohën e kryerjes së veprave penale Çyrbja ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ka patur marrëdhënie miqësore me një person tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale, të cilit i ka ofruar favorizime të ndryshme, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, ndërsa ky i fundit, në këmbim, i siguronte votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Ish deputeti dhe bashkëpunëtori i tij u vunë mbrëmë në arrest me burg, personi i tretë është shpallur person në kërkim katër vjet më parë në akuzat e prokurorisë së Prokurorisë së Posaçme edhe për “rrëmbim ose mbajtje peng personi” në bashkëpunim, “trafikim i narkotikëve”, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

Jurgis Çyrbja ishte duke mbyllur mandatin e dytë si deputet i Partisë Sociliste në Qarkun e Durrësit, por e dorëzoi mandatin një ditë pasi u thirr nga SPAK-u. Ai ka thënë se është i gatshëm të paraqitet para drejtësisë sa herët që të thirret dhe se mandatin po e linte për arsye shëndetësore.

SPAK-u po heton ish deputetin Çyrbja edhe për veprimtarinë e tij si ish drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitet 2013-2016, kohë kur dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në katër raste gjatë procedurave për prona dhe legalizime..voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu