Avokatët e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë lëshuar një deklaratë për shtyp, duke mohuar kategorikisht të gjitha akuzat që i janë ngritur nga SPAK.

Ata nënvizojnë se, që prej fillimit të hetimeve dy vite më parë, z. Veliaj nuk ka lidhje me ndonjë privilegj të paligjshëm për subjekte private, nuk ka abuzuar me detyrën publike dhe mbi të gjitha nuk ekziston asnjë provë, fakt apo dokument që e implikon atë.

Avokatët theksojnë se deklaratat publike të SPAK-ut, sipas tyre, kanë synim të krijojnë paragjykim maksimal ndaj Veliajt, duke shkelur prezumimin e pafajësisë. Sipas tyre, procesi hetimor ka përfshirë:

Nisje mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar;

Hetime pa autorizim ligjor dhe pa respektuar afatet e përcaktuara nga ligji;

Hapje të korespondencave private pa autorizim gjykate;

Marrje deklaratash vetëinkriminuese nën presion;

Drejtim nga individë që nuk kanë qenë prokurorë të Republikës.

Avokatët e Veliaj theksojnë se masa e sigurisë e caktuar ndaj tij është e jashtëzakonshme dhe disproporcionale, duke e ndodhur gjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryetar i Bashkisë, me mbështetjen e 160 mijë qytetarëve.

Ata paralajmërojnë se çdo pretendim i ngritur në këtë proces do të çmontohet rresht pas rreshti në gjykatë, jo vetëm për të mbrojtur z. Veliaj, por edhe për të mbrojtur besimin e qytetarëve tek drejtësia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu