Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë ndërmarë një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal. Në pranga mësohet se kanë rënë 2 ish gjyqtarë të Elbasanit. Bëhet fjalë për ish Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër.
Dyshohet se në kuadër të operacionit ka masa sigurise dhe në fushën e medias.
Zihni Shahu ka mbajtur postin e kryetarit të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në 10 shtator 2020 kur dha dorëhenqjen
Pajtime Fetahu dha dorëheqjen më 2022 nga posti i gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me vendim të GJKKO-së me 2 Gusht 2024 për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion. Masa u vendos në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan.
Operacioni në shkallë të gjerë në disa qarqe të vendit kundër organizatës Çopja dhe jo vetëm, nisi prej 31 Korrikut të këtij viti, kur u zbuluan ngjarje të rënda kriminale nga SPAK, por edhe dyshimet për përfshirje të njerëzve të drejtësisë.
Sipas informacioneve paraprake, urdhër-arrestet janë lëshuar pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.
Mes tyre edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, e ndëshkuar më parë me procedime disiplinore dhe dorëhequr nga Drejtësia më 2022, Pajtime Fetahu, që dyshohet se ka ndihmuar bandën në fjalë.
Ndaj saj u njoftua më 2 Gusht se ishte vendosur masë sigurie “arrest shtëpie” nga GJKKO, me kërkesë të SPAK . Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor.
Emri i saj doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër-arreste. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
Mes të akuzuarve nga SPAK për dosjen e organizatës “Çopja” në Elbasan dhe çështje të tjera të dyshuara, është edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.
Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të Vettingut, në muajin Shtator 2020, ashtu sikurse e dyshuara tjetër për të njëjtën dosje, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.
“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë, për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.
KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet. Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie pas operacionit të 31 Korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, sukurse e kishte Shahu me “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC./shqiptarja